‘El Clasico’ mund të shikohet edhe nga qielli

11:46 | 21 Mars 2015

‘El Clasico’ konsiderohet si njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në futbollin botëror, mirëpo asnjëherë nuk ishte transmetuar në fluturimet me aeroplan.

Por duket se kjo gjë do të ndryshoj ngase kjo ndeshje do të jetë ndeshja e parë në La Liga e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në fluturimet me aeroplan.

Kompania ajrore “Turkish Airlines”, ka arritur marrëveshje me Mediapro, e cila ka të drejtat e transmetimit të ndeshjeve ndërmjet Realit dhe Barcelonës.

Deri më tani vetëm ndeshje nga Premier Liga Angleze dhe Bundesliga Gjermane, ishin transmetuar  gjatë fluturimeve me aeroplan.

Ndeshja në mes të Real Madridit dhe Barcelonës do të transmetohet në fluturimet e Turkish Airlines, në kualitetin më të mirë që ekziston deri më sot, atë 4K.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara