Edhe pas një ore vazhdon të mbetet jashtë funksionit faqja për blerjen e biletave

17:00 | 12 Nëntor 2019

Shërbimi i nevojshëm për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli vazhdon të mbetet ende jo funksional.

Uebfaqja e kompanisë Tiks App vazhdon të mos jetë në dispozicion për tifozët për blerjen e biletave për ndeshjen e pasdites të së dielës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Tiks.app është bllokuar ende pa nisur shitja e biletave në ora 16:00 dhe ka vazhduar të mbetet jashtë funksionit edhe për një orë.

Kompania iu ka kërkuar të gjithëve “mirëkuptim” me anë të një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar një orë që nga koha e caktuar për fillimin e shitjes së biletave, uebfaqja vazhdon të mbetet jashtë funksionit.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku adhurues të shumë kanë pushtuar me komente ofenduese kompaninë në postimin e tyre në lidhje me mbingarkesën në faqe.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara