Ederson: Unë i gjuaj penalltitë më së miri në City, por s’më lejojnë

09:03 | 1 Dhjetor 2020

Portieri i Manchester City, Ederson, ka thënë se ai është gjuajtësi më i mirë i penalltive në klub, por asnjëherë nuk zgjidhet për të goditur nga pika e bardhë.

City ka pasur telashe të shënojë nga penalltia viteve të fundit, me gjuajtësin e zakonshëm Kevin De Bruyne që e humbi penalltinë në barazimin 1:1 me Liverpoolin në fillim të këtij muaji.

Ederson njihet për aftësitë e mira të lojës me këmbë, por tregoi se trajneri Pep Guardiola asnjëherë nuk i ka kërkuar ta marrë përsipër gjuajtjen e penalltive.

“Unë nuk i ushtroj gjuajtjet e lira, por i ushtroj penalltitë”, tha Ederson në një konferencë për media para ndeshjes së City me Porton në Ligën e Kampionëve.

“Kam luajtur për Rio (Ave), i kam gjuajtur disa goditje të lira atje. Kjo është në të kaluarën dhe tani ne kemi disa gjuajtës shumë të mirë të tyre këtu në City. Sa i përket penalltive, jam gjuajtësi më i mirë i tyre, por nuk më zgjedhin t’i gjuaj to”, tregoi ai. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara