E kryer, Sergio Reguilon mund të thuhet se është lojtar i Tottenham-it

09:41 | 16 Shtator 2020

Tottenham më në fund ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e Real Madrid-it, Sergio Reguilon.

Dy klubet dje kishin arritur marrëveshje për spanjollin, kurse para disa orëve është arritur marrëveshja edhe lojtarin, transmeton portali arbresh.info.

Spurs për Reguilon do paguajë 30 milionë euro, kurse “Los Blancos” e kanë mundësinë e riblerjes së lojtarit në të ardhmen, nëse duan ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu”.

Në garë për Reguilon ishte edhe Manchester United-i, skuadër e cila dështoi ta transferojë sepse nuk pranoi të paguante 30 milionë euro dhe assesi t’i lejonte “Los Blancos” mundësinë e riblerjes së lojtarit.

Tottenham-i gjithashtu është duke provuar edhe huazimin e sulmuesit Gareth Bale, për të cilin gjiganti spanjoll është i hapur ta largojë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara