E kryer, Marash Kumbulla do t’i bashkohet Romës

08:21 | 15 Shtator 2020

Qendërmbrojtësi i Hellas Veronë-s, Marash Kumbulla gjatë kësaj vere do i bashkohet skuadrës së Romës.

Shqiptari ishte ndër më të kërkuarit këtë verë, me top klubet si Inter, Lazio, Tottenham, Manchester United, Roma e Chelsea në garë, transmeton portali arbresh.info.

Inter-i dhe Lazio shiheshin si favorit për Kumbulla-n, me të cilin ishin në bisedime që disa muaj.

Mirëpo, lojtari ka ndryshuar mendje dhe do i bashkohet Romës, tek të cilët do huazohet me obligim blerje në fund të edicionit.

Kumbulla do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, derisa Verona pritet të fitojë rreth 30 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara