E konfirmon Werner: Top klubet evropiane me donin, nuk pendohem që zgjodha Chelsea-n

16:47 | 30 Qershor 2020

Sulmuesi Timo Werner, ka pranuar se mund t’i bashkohej Liverpool-it ose Manchester United-it, mirëpo zgjodhi Chelsea-n.

Para disa jave, Werner e kompletojë transferimin te “Blutë”, ndërsa pritet të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Forma e mirë këtë sezon në Bundesligë, ka bërë që të kërkohej nga top klubet dhe gjermani ka konfirmuar se i ka refuzuar.

“Inter, Manchester United dhe Liverpool me donin, mund të shkoja të këto skuadra gjithashtu. Klubet më të mira luftuan për mua”.

“Mirëpo, Chelsea shihet si skuadra e duhur për mua. Paratë luajtën rol të madh. Për mua, paratë nuk janë faktorë, ndryshe mund të shkoja në Kinë”.

“Chelsea është klub i madh evropian. Ka skuadër me kualitet të madh, duan të jenë në maje. Nuk pendohem as për një sekondë”, deklaroi ai.

Pritet të shihet nëse Werner do arrijë të gjejë top formën edhe te skuadra londineze./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara