E konfirmon Koeman: Duhet shesim disa lojtarë para se të transferojmë Depay

08:37 | 16 Shtator 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për transferimin e mundshëm të sulmuesit të Lyon-it, Memphis Depay.

Holandezi ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe sapo të shitet Luis Suarez, transferimi pritet të ndodh, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe Koeman, i cili ka bërë me dije se pa u shitur disa lojtarë, nuk do arrihet kalimi i Depay-it në “Camp Nou”.

“Ne duhet të shesim disa lojtarë para se të transferojmë Depay-in”, deklaroi ai.

Për Depay, klubi katalunas do paguajë rreth 30 milionë euro, derisa janë duke provuar edhe transferimin e Gini Wijnaldum nga Liverpool-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara