E konfirmon babai i Everton: Napoli na prezantoi projektin, javën tjetër do bëjnë ofertën zyrtare

22:18 | 20 Maj 2020

Babai i Everton Soares, Carlos Alberto ka konfirmuar interesimin e Napoli-t për djalin e tij.

Kishte raportime se Napoli ka ofruar 25 milionë euro për brazilianin dhe këtë raportime i ka konfirmuar babai i lojtarit, transmeton portali arbresh.info.

Alberto ka thënë se Napoli i ka propozuar projektin, ndërsa ofertën zyrtare do ta bëjnë javën e ardhshme.

“Napoli erdhi te ai dhe prezantoi projektin. Ata duhet të dërgojnë ofertën zyrtare te Gremio gjatë javës së ardhshme”.

“Napoli është qytet i bukur, klubi rregullisht është në Ligën e Kampionëve dhe kanë skuadër të mirë”.

“Është e vërtetë që është 24-vjeçar dhe nuk dihet nëse do largohet apo jo”, theksoi ai.

Interesim për brazilianin ka edhe gjiganti anglez, Everton./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara