E dërmoi Reali midis Barcelonës, deklaratë interesante e trajnerit

09:02 | 14 Gusht 2017

Real Madrid e ka fituar 3:1 finalen e parë të Superkupës së Spanjës.

‘Los Blancos’ kanë arritur të mposhtin Barcelonën në shtëpinë e tyre në ‘Camp Nou’.

“Ne duhet të shohim përpara pasi është edhe ndeshja e dytë që do të vijë. Edhe pse do të jenë favoritë, loja është ende aty për t’u luajtur. Ju kurrë nuk dëshironi të humbni, madje edhe më pak kundër Madridit, por përveç goditjes së humbjes, ka gjëra që ne mund të shpëtojmë nga loja”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. /Arbresh.info

Lajmet më të lexuara