Drita kërkon fitore ndaj Sileks-it në Evropa Ligë

08:41 | 17 Shtator 2020

Sonte (e enjte) do zhvillohet ndeshja mes Sileks-it dhe Dritës, e vlefshme për Evropa Ligë-n.

Kampioni i Kosovës kërkon vetëm fitore në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër, shkruan portali arbresh.info.

Lojtarët e skuadrës së Ardian Nuhiu-t kanë rezultuar negativ në testin e koronavirusit, kurse kanë përfunduar edhe të gjitha stërvitjet para ndeshjes.

Vetëm një lojtar nuk do jetë i pranishëm shkaku i lëndimit, kurse skuadra është e gatshme për këtë sfidë.

Ndërkohë, kujtojmë se përballja Sileks – Drita nis në ora 20:00 dhe zhvillohet në “Sileks Stadion”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara