Dries Mertens ‘tradhton’ Chelsea-n, preferon skuadrën italiane

10:05 | 14 Maj 2020

Inter është prioriteti i yllit të Napoli-t, Dries Mertens para Chelsea-s.

Belgu do jetë agjent i lirë në fund të sezonit dhe dy gjigantët evropianë janë tejet të interesuar, transmeton portali arbresh.info.

Napoli i ka ofruar kontratë dyvjeçare me pagesë 10 milionë euro për sezon, por thuhet se lojtari ka zgjedhur të largohet.

Sipas Sky Sport Italia, prioriteti i Mertens është të mbetet në Seria A, duke iu bashkuar skuadrës së Antonio Conte-s.

Nga ana tjetër, trajneri i “Bluve”, Frank Lampard, është duke provuar ta bind 33-vjeçarin të kalojë në Premierë Ligë.

Mertens gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 29 ndeshje për klubin nga “San Paolo”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara