Dortmundi do ta transferojë Hazardin si zëvendësues të Pulisicit

13:41 | 11 Janar 2019

Borussia Dortmund ka shitur sulmuesin e talentuar amerikan Christian Pulisic te Chelsea.

Ylli amerikan do t’i bashkohet klubit londinez në verë për një shumë prej 64 milionë eurove.

E duket se tani verdh e zinjtë e kanë gjetur zëvendësuesin e Pulisicit në kampionatin gjerman.

Fjala është për belgun Thorgan Hazard, i cili është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbachun.

25-vjeçari ka qenë lider i skuadrës së tij duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.

Hazard ka një kontratë me Gladbachun deri në verën e vitit 2020 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Dortmundi po mendon që të dërgojë ofertë prej 35 milionë euro për të nënshkruar me yllin belg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara