Dortmund 0-1 Bayern Munich

22:31 | 26 Maj 2020

Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Borussia Dormundit me rezultat 1-0 për të mbetur lider me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë.

Ishte Joshua Kimmich golashënuesi i vetëm në fitoren e Bayern Munich në këtë ndeshje.

Reprezentuesi gjerman shënoi një gol të bukur me parabol në minutën e 41′ të ndeshjes.

Sipas vlerësimeve të ‘Sofa Score’, Jerome Boateng është vlerësuar me notën më të lartë, 8.2.

Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Raphael Guerreiro.

Lajmet më të lexuara