Donis Avdijaj në teste te skuadra holandeze

15:51 | 16 Tetor 2020

Donis Avdjaj do të rikthehet atje ku pati kohën më të mirë në futbollin profesionist.

Anësori nga Kosova do të stërvitet me FC Emmen në Holandë. 24 vjeçari që është paraqitur gjashtë herë për Kosovën, do të ketë mundësinë të provojë se meriton një vend te skuadra nga Eredivisie.

Avdijaj në Holandë është i njohur tashmë, pasi ka qenë pjesë e dy skuadrave, Roda JC dhe Willem II. Në të dy skuadrat është paraqitur në 32 ndeshje zyrtare, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime.

Lojtari ka dalë nga akademia e Schalke, te e cila skuadër i kanë pasur pritshmëritë e mëdha, shkruan lajmi.net

Karriera e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë, teksa për t’u harruar i pati edhe aventurat në Trabzonsport në Turqi dhe Heart në Skoci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara