Djali i Zinedine Zidanes largohet nga Real Madridi

18:45 | 27 Qershor 2017

Sipas raporteve në Spanjë, Zinedine Zidane është duke lejuar që djali i tij Enzo t’i bashkohet Alaves.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1998 i është përshtatur jashtëzakonisht shpejtë detyrës si trajner, transmeton portali arbresh.info. Vetëm katër muaji te Real Madridi, Zidane fitoi Ligën e Kampionëve, para se të siguronte atë edhe një vit më vonë, përfshirë edhe titullin në La Liga.

Zidane duket i vendosur për t’i dhënë djalit të tij çdo shans për të pasur sukses dhe ‘Marca’ raporton që ‘Los Blancos’ kanë rënë dakord për një marrëveshje për të dërguar në formë huazimi talentin e ri te Alaves sezonin e ardhshëm.

Mësohet se ai është bindur t’i bashkohet kësaj skuadre nga i shumëvlerësuari Marcos Llorente, i cili shpenzoi sezonin e kaluar te Mendizorrotza.

Mesfushori qendror, Enzo Zidane ka bërë vetëm një paraqitje duke shënuar gjatë fitores 6 me 1 ndaj Cultural Leonesas në ndeshjen për Kupë të Mbretit të zhvilluar gjatë muajit nëntor.

22-vjeçari ka përfaqësuar Francën në nivelin U15 dhe U19./arbresh.info

Lajmet më të lexuara