Djali i Cristiano Ronaldos shënon shtatë gola vetëm brenda pjesës së parë

16:55 | 16 Prill 2019

Djali i Cristiano Ronaldos ka shënuar shtatë gola vetëm brenda pjesës së parë në një ndeshje me skuadrën e të rinjve te Juventusi.

Cristiano Jr ishte duke luajtur për Juventusin në një turne në Madeira të Portugalisë, ku babai i tij ka lindur, duke i ndihmuar “Zonjës së Vjetër” për të shkatërruar Maritimon e Kinës, transmeton portali arbresh.info.

Ai vazhdoi duke shënuar pesë gola kundër Camachas për të arritur në përgjithësi 12 gola brenda dy ndeshjeve në turne.

Skuadra e Cristiano Jr mposhti Maritimon e Kinës me rezultat 25 me 0, ndërsa Camachan me rezultat 15 me 1 andaj duhet vënë në pikëpyetje kualitetin e kundërshtarit.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka thënë në muajin gusht të vitit të kaluar se do të mbështes djalin e tij pa marrë parasysh se çfarë dëshiron të bëjë.

“Cristiano Jr është shumë kompetitiv, ai është sikur unë kur kam qenë i ri”, ka thënë ylli i Juventusit në një intervistë për DAZN.

“Ai nuk dëshiron të humbas dhe do të jetë sikur unë, jam 100 për qind i sigurt”

“Dua t’i mësojë disa gjëra atij, por ai do të bëhet çfarëdo që dëshiron dhe unë gjithmonë do ta mbështes”, përfundon Ronaldo./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara