Diogo Dalot: Manchester United ka besim kundër Barcelonës

17:15 | 16 Prill 2019

Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot ka deklaruar se besimi është “90 për qind” e shpresave të skuadrës së tij për të mposhtur Barcelonën në Ligë të Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 1 me 0 në takimin e parë javën e kaluar në Manchester, por do të marrin zemër nga rikthimi i tyre kundër Paris Saint Germainit në xhiron e 1/8-ës, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se besimi do të jetë 90 për qind e ndeshjes”, ka thënë Dalot për uebfaqen zyrtare të United.

“Për aq kohë sa ne kemi besim në vetën tonë gjatë ndeshjes, unë mendoj se ne duhet ta bëjmë pjesën tjetër, të luajmë dhe do të jemi të gatshëm për 90 minuta dhe kohë shtesë”

“Ne më pas duhet të fokusohemi në vetën tonë dhe të besojmë deri në fund”

“Ne i kemi vërtetuar vetës sonë se askush në këtë klub nuk dorëzohet dhe ne kemi ende natën në Paris në mendjet tona”

“Ne duhet ta mbajmë këtë në mendjet tona. Është një ndeshje tjetër dhe një skuadër tjetër por ne kemi nevojë për ta mbajtur mend këtë për të qenë të motivuar dhe të gatshëm”, përfundoi Dalot.

Ndeshja mes dy gjigantëve zhvillohet në Camp Nou duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale