Derbi në “Fadil Vokrri” ndërpritet për disa çaste

19:59 | 13 Shtator 2019

Derbi në “Fadil Vokrri” mbrëmjen e sotme (e premte) është ndërprerë për disa momente.

Ndeshja mes FC Prishtinës dhe KF LLapit është ndërprerë për disa momente derisa po zhvillohej minuta e tetë e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Në fushë janë hedhur disa fishekzjarrë nga tifozët e vendosur në pjesën lindore dhe kështu takimi është ndërprerë për disa momente. Gjyqtari ndaloi ndeshjen deri në momentin kur të gjitha mjetet piroteknike u largua nga fusha e blerët.

Vlen të përmendet gjithashtu se forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke detyruar “Ultrasit” e Prishtinës të largohen nga “Fadil Vokrri”.

Pjesa e parë e  ndeshjes përfundoi me rezultat 0 me 1 në favor të skuadrës së mysafirëve.

Sebino Plaku dërgoi në avantazh skuadrën e Batatinës duke shënuar bukur me kokë në stilin e Robin Van Persit në minutën e 30′.

Nikoqirët kishin një rast të mirë në minutat e fundit të kohës së rregullt, por topi u devijua nga mbrojta e mysafirëve duke ia mohuar një rast konkret për të realizuar./arbresh.info/


Disa foto të realizuara nga fotoreporteri  i arbresh.info, Ruzhdi Pacolli, gjatë ndeshjes gjatë pjesës së parë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara