De Ligt: Ajaxi nuk i frikësohet askujt

08:20 | 17 Prill 2019

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt insiston se ata “nuk kanë arsye pse t’i frikësohen ndonjë kundërshtari” pas eliminimit të Juventusit në Ligë të Kampionëve.

Fitorja 2 me 1 në Torino ishte siguruar nga mbrojtësi që i dërgoi ata tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, transmeton portali arbresh.info.

“Është e pabesueshme. Ne jemi shumë të lumtur që e bëmë këtë sot dhe shumë krenar për skuadrën”, ka thënë De Ligt dje pas ndeshjes.

Rezultati erdhi pas dy barazimeve në fazat e grupeve kundër Bayern Munichut, plus eliminimit të Real Madridit me një fitore 4 me 1 në Bernabeu.

“Ne e dimë se kemi shumë kualitet teknik, prandaj ne nuk i kemi frikë asnjë kundërshtari. Ne e dimë se mund të luajmë dhe siç mund ta shikoni ne jemi duke pasur një moment shumë të vështirë. Ne nuk kemi arsye pse t’i frikësohemi askujt”

“Nuk jam duke menduar për gjysmëfinale, jam duke shijuar këtë moment për shkak se ju nuk e dini kurrë se sa zgjatë. Ishte një natë e pabesueshme dhe ne duhet ta shijojmë këtë”

“Nuk mund ta përshkruaj se sa krenar jam me këta lojtarë. E dija se mund ta bëjmë, por fakti se ne e bëmë është i pabesueshëm”, përfundoi De Ligt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara