De Jong: Pjanic do ta përforcojë Barcelonën

23:48 | 13 Gusht 2020

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong është i lumtur me transferimin e Miralem Pjanic.

Boshnjaku u shkëmbye me Arthur Melo muajin e kaluar, derisa braziliani kaloi te Juventus-i, transmeton portali arbresh.info.

Holandezi mendon se Pjanic është lojtar i mirë dhe ka besimin se ai do ta përforcojë skuadrën katalunase.

“Pjanic është lojtar i mirë dhe shumë i mirë me topin”.

“Kam luajtur kundër tij në sezonin e kaluar, pra e di që do ta përforcojë skuadrën”, deklaroi ai.

Pavarësisht pse Pjanic është eliminuar me Juventus-in në Ligën e Kampionëve, nuk ka të drejtë që të jetë në skuadrën e Barcelonës deri në fillimin e edicionit 2020/21./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara