David Trezeguet rikthehet në Juventus

23:39 | 8 Nëntor 2018

Juventusi ka njoftuar se ish sulmuesi i tyre, David Trezeguet është rikthyer në klub në rolin e ambasadorit.

Fituesi francez i Kampionatit Botëror shpenzoi 11 sezone te “Zonja e Vjetër” nga viti 2000 dhe vazhdon të jetë golashënuesi i katërt më i mirë te Juventusi me 171 gola të realizuara për klubin, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi konfirmoi të sonte (e enjte) se 41-vjeçari është emëruar Ambasador Brendi për klubin dhe do të punoj në projekte të reklamave globale.

“Jam krenar që kam marrë këtë rol si Amasador Brendi”, ka deklaruar Trezeguet për ‘Juventus TV’.

“Nga një pikëpamje e zhvillimit komercial ne jemi duke punuar shumë mirë dhe do të jetë e mrekullueshme për të kontribuuar ndaj ambicieve të klubit së bashku me tifozët dhe sponsorët”

“E falënderoj Juventusin që më ka dhënë mundësin për të rritur dhe do të përkushtohem në këtë projekt me plotë entuziazëm dhe profesionalizëm”

Trezeguet ngriti dy tituj në Serie A dhe një në Serie B me “Zonjën e Vjetër”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale