David Luiz: Nuk jam i virgjër

21:24 | 22 Maj 2015

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz ka mohuar thashethemet që është ende i virgjër duke akuzuar më pas mediat për mungesë të respektit.

Braziliani ka lëshuar një post në Instagram duke pretenduar se “do të pres” derisa të martohet me të dashurën e tij Sara Madeira pas pagëzimit në javën e kaluar.

“Njerëzit janë duke thënë gjithkund gjëra për mua se a jam apo jo i virgjër”, tha ish-mbrojtësi i Chelseat për ‘BBC’, transmeton arbresh.info.

“Nuk jam i virgjër. Kam pasur më shumë se një të dashur në jetën time ”,ka shtuar Luiz./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara