David de Gea i pavendosur për të ardhmen

19:27 | 13 Shtator 2019

David De Gea është ende i pavendosur për të nënshkruar kontratë të re me Manchester United.

Daily Mail pretendon se United i ka ofruar portierit spanjoll një kontratë të re afatgjate në vlerë prej 375 mijë funtave në javë para turneut parasezonal, transmeton portali arbresh.info.

POr, 28-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar atë dhe Solskjaeri ka dështuar për të dhënë ndonjë garanci rreth të ardhmes së tij.

“Dua që Davidi të qëndrojë këtu, ai e di këtë”, ka thënë Solskjaeri. “Ai është portieri më i mirë në botë, ne e kemi parë këtë gjatë viteve dhe shpresoj të sigurohem që ai do të përfundoj karrierën e tij në Manchester United në nivelin më të lartë”

“Ka pasur shumë bisedime, shumë diskutime, mes Davidit dhe klubit dhe shpresojmë që gjithçka të finalizohet”, përfundon Solskjaeri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara