David de Gea dhuron 300 mijë euro për luftën ndaj koronavirusit

22:34 | 26 Mars 2020

Portieri i Manchester United, David de Gea ka dhuruar 300 mijë euro në spitalin e Madridit për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Spanja është goditur shumë nga Covid-10, ngase janë prekur mbi 56 mijë persona, ndërsa kanë vdekur mbi 4 mijë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, De Gea ka dhuruar këto para për t’iu ndihmuar personave në nevojë.

Kjo nuk është hera e parë që De Gea bën një donacion sepse edhe më herët ka dhuruar 200 mijë euro.

29-vjeçari është dhurues i rregullt për fondacionin e Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara