Dardan Berisha është zgjedhur koshashënuesi më i mirë në FIBA Europe Cup

09:59 | 6 Dhjetor 2019

Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Prishtinës, Dardan Berisha, është zgjedhur koshashënuesi më i mirë i fazës së parë të FIBA Europe Cup.

Prishtina u eliminua nga FIBA Europe Cup më 20 nëntor, pasi u mposht nga Bayreuthi në ndeshjen e parafundit në grup të mërkurën në Prishtinë. Përkundër kësaj, Dardan Berisha ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjet e tij, shkruan Gazeta Express.

“Bari është i gjelbërt, uji është i lëngët. Dardan Berisha është golashënuesi më i mirë në FIBA Europe Cup”, shkruan faqja zyrtare e turneut në Facebook, mbi videon e disa prej pikëve më të mirë të Berishës.

Ndeshja kundër Bayreuthit ishte mundësia e fundit për Prishtinën të mbetet në garë për kalimin e Grupit C në garën evropiane, por u mund 93:68 nga klubi gjerman në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Klubi bardhekaltër nuk qe në gjendje t’i bëjë ballë Bayreuthit, i cili krijoi një epërsi të dukshme herët në ndeshje dhe e ruajti deri në përfundim të takimit.

Ky ishte një duel i drejtpërdrejt mes Prishtinës dhe Bayreuthit për skuadrën e dytë nga ky grup që do ta siguronte kalimin e fazës grupore në këtë garë. Prishtinës në fakt i duhej një fitore më e thellë se nëntë pikë për të kaluar tutje.

Lajmet më të lexuara