Dani Ceballos, shënjestër e trajnerit Arsene Wenger

11:30 | 7 Dhjetorë 2017

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke kërkuar transferimin e talentit të ri të Real Madridit, Dani Ceballosit.

Ndërmjetësuesit në mbarë Evropën kanë informuar që Ceballos është i pavendosur në Madrid, vetëm disa muaj pas arritjes së tij këtë verë nga Real Betisi, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori, i cili shkëlqeu për Spanjën në Kampionatin Evropian U21, ishte duke pritur pozitë startuese te Real Madridi, por është paraqitur rrallë në skuadër dhe trajneri Zinedine Zidane nuk ka kërkuar në të vërtetë asnjëherë transferimin e tij.

Ceballos tani është i hapur për largim dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që kampi i tij ka pranuar kërkesa nga Arsenali.

Trajneri i “Topçinjve” e sheh Ceballosin si një zëvendësues potencial të Mesut Ozilit, i cili pritet të largohet kur kontrata e tij të skadojë./arbresh.info/