Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

16:02 | 12 Nëntor 2019

Biletat për ndeshjen e shumëpritur dhe tejet të rëndësishme mes Kosovës dhe Anglisë kanë dalur në shitje.

Ashtu siç ka paralajmëruar kompania e kontraktuar Tik.app, biletat janë në dispozicion për blerje në uebfaqen zyrtare të kompanisë, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë është përballja e fundit e “Dardanëve” për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Portali arbresh.info ju njofton se procesin e blerjes mund ta filloni duke klikuar këtu, ndërsa për çmimin e tyre dhe procedurat mund të njoftoheni edhe më poshtë./arbresh.info/

  • Veri dhe Jug – 5 euro
  • Lindje  – 10 dhe 15 euro
  • Perëndim – 15 euro dhe 20 euro
  • VIP – 80 euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara