Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord

21:41 | 18 Qershorë 2016

Cristiano Ronaldo ka shtuar një tjetër rekord në koleksionin e tij duke regjistruar paraqitjen e 128 për Portugalinë në ndeshjen kundër Austrisë.

Ronaldo ka tejkaluar rekordin e mbajtur nga Luis Figo, i cili deri tani ka bërë 127 paraqitje, shkruan portali arbresh.info.

Pasi startoi në ndeshjen kundër Austrisë në Paris, ylli i Real Madridit numëron 128 paraqitje qysh pas debutimin që bëri për skuadrën kombëtare në ndeshjen kundër Kazakistanit në gusht të vitit 2003./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara