Cristiano Ronaldo tashmë ka vendosur një rekord në Juventus, nuk është arritur që 60 vite

22:46 | 30 Tetorë 2018

Vetullat e të gjithëve ishin ngritur lartë kur Cristiano Ronaldo vendosi të largohet nga Real Madridi për kalim te Juventusi gjatë verës.

Serie A është e njohur si një ligë më shumë defanzive sesa La Liga dhe shumica e tifozëve të futbollit kishin paragjykuar se Ronaldo do të kishte probleme për të shënuar gola ashtu si te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.

Superylli portugez bëri të dukej se shënimi i golave ishte tepër i lehtë për të gjatë kohës së tij në Spanjë. Brenda 438 paraqitjeve për ‘Los Blancos’, Ronaldo ka shënuar një numër të jashtëzakonshëm prej 450 golave.

Kjo i bie mesatarisht 50 gola brenda një sezoni dhe nuk është befasi që Madridi është duke pasur probleme këtë sezon në mungesë të fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë.

Humbja e Madridit padyshim se ka qenë një fitore për Juventusin, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Ronaldo ka pasur një fillim mjaftë të vështirë me gjigantin italian, por ai është duke kthyer gjërat në favor të tij tani.

Brenda nëntë paraqitjeve të fundit, Ronaldo ka shënuar shtatë gola. Të gjitha shtatë golat janë shënuar në Serie A duke krijuar tallje ndaj sugjerimeve që ai është duke pasur problem për të gjetur portën në kampionatin më të madh në Itali.

Gazeta spanjolle ‘AS’ tani ka zbuluar se Ronaldo ka vendosur një rekord te Juventusi që nuk është arritur që 60 vite.

Është zbuluar se asnjë lojtar i Juventusit nuk ka shënuar më shumë se gjashtë gola brenda dhjetë paraqitjeve të tij të para në Serie A qysh pas legjendës John Charles gjatë sezonit 1957/58.

Charles, i cili ka shënuar shtatë gola brenda dhjetë paraqitjeve të tij të para për “Zonjën e Vjetër”, i dha fund sezonit të tij debutues në Itali me 28 gola prapa emrit të tij.

Dhe Ronaldo tani e ka arritur atë shumë duke u bërë lojtari i parë që shënon shtatë gola në dhjetë paraqitjet e tij të para në Serie A për Juventusit që nga uellsiani./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara