Cristiano Ronaldo shënon me kokë ndaj Ajaxit, Juve shkon në pushim me epërsi

21:54 | 10 Prill 2019

Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Ajaxit.

Me një gol të bukur nga superylli Cristiano Ronaldo, “Zonja e Vjetër” udhëheq në Amsterdam me rezultat minimale 0 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi portugez shënoi bukur me kokë derisa po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt të pjesës së parë në stadiumin Johan Cruff Arena.

Me këtë gol, Ronaldo tani ka shënuar gjithsej 23 gola në takimet çerekfinale në këtë kompeticion madhështor.

Ndeshja e sotme është e para mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/


45′ : Goli nga Ronaldo

https://streamja.com/pmWa

Lajmet më të lexuara