Cristiano Ronaldo shënon me kokë, Juve në epërsi ndaj Ajaxit

21:33 | 16 Prill 2019

Cristiano Ronaldo ka realizuar me kokë edhe në takimin kthyes kundër Ajaxit.

Superylli i Juventusit ka gjetur portën me kokë duke dërguar në avantazh kampionin në Serie A edhe në takimin e dytë kundër skuadrës holandeze në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Me një lëvizje të mrekullueshme, reprezentuesi i Portugalisë arriti t’i shmanget mbrojtjes së mysafirëve duke goditur topin me kokë për të realizuar për 1 me 0 në Allianz.

Goli erdhi pas një harkimi të bukur nga Miralem Pjanic prej këndit në minutën e 28′.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes tani është 2 me 1 në favor të skuadrës së Max Allegrit./arbresh.info/


Goli i Ronaldos këtu:

https://streamja.com/5VNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara