Cristiano Ronaldo mungon në El Clascio?

14:00 | 20 Dhjetor 2017

Cristiano Ronaldo nuk ka marrë pjesë plotësisht në stërvitje te Real Madridi të mërkurën duke ngjallur dyshime rreth gjendjes së tij për ndeshjen e së shtunës në El Clasico ndaj Barcelonës.

Ylli Portugez raportohet se ka ndierë dhimbje në muskulin e pulpit të këmbës së tij pas fitores së finales në Kupë të Mbretit për Klube kundër Gremios vikendin e kaluar, por besohet se do të jetë plotësisht i gatshëm, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo është stërvitur i vetëm, larg nga i gjithë grupi”, ka shkruar klubi në deklaratën e publikuar në uebfaqen zyrtare duke mos dhuruar detaje të tjera.

Ka spekulime që Ronaldo mund të jetë në linjën startuese të skuadrës së Zinedine Zidanes së bashku me Gareth Balen dhe Karim Benzeman për herë të parë që nga muaji prill, por kjo tani ka ngjallur dyshime rreth mungesës së superyllit portugez.

32-vjeçari ka shënuar katër gola këtë sezon brenda 11 paraqitjeve./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara