Cristiano Ronaldo ia gjuan mikrofonin në liqen gazetarit portugez (Video)

11:44 | 22 Qershorë 2016

Ylli i Real Madridit ka tërhequr edhe më shumë vëmendje të mërkurën pasi humbi durimin me një gazetar portugez.

Portugalia nuk shkëlqeu këtë vit në Kampionatin Evropian dhe pas barazimit 0-0 me Austrinë, ata duhet të zhvillojnë një super ndeshje kundër Hungarisë të cilën duhet ta fitojnë nëse dëshirojnë të sigurojnë kualifikimin në rundin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info

Derisa skuadra e Portugalisë po shijonte një shëtitje në mëngjes para ndeshjes kundër hungarezeve, një reporter iu afrua Ronaldos duke e pyetur nëse është i përgatitur plotësisht për ndeshjen.

Në vend që t’iu përgjigjej, Cristiano Ronaldo ja mori nga dora mikrofonin dhe e hodhi atë në liqen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara