Cristiano Ronaldo e vërteton se është lojtar i ndeshjeve të mëdha

19:14 | 11 Prill 2019

Cristiano Ronaldo ka shënuar 51 për qind të golave të tij në Ligë të Kampionëve gjatë fazave eliminuese.

Sulmuesi i Juventusit ka shënuar më shumë gola në kompeticionin elitë të Evropës se çdo skuadër tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Pas golit me kokë ndaj Ajaxit mbrëmjen e kaluar, Ronaldo tani ka shënuar 125 gola në Ligë të Kampionëve.

Lionel Messi ka shënuar 108 gola në këtë kompeticon, ndërsa Karim Benzema është i treti me 60 gola.

Ronaldo u transferua te Juventusi për 100 milionë euro ndërkohë që skuadra e Massimiliano Allegrit synon të fitoj trofeun e madh evropian për herë të parë që nga viti 1996.

Reprezentuesi portugez ka shënuar hat-trick kundër Atleticos në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara