City vazhdon me fitore, për pak çaste rrëmben kreun në Premierligë

17:47 | 14 Prill 2019

Manchester City ka fituar 1-3 në udhëtim te Crystal Palace, për të rrëmbyer kreun e Premierligës dhe tani do të presin se çfarë do të bëjë rivali kryesor për titull, Liverpooli, që në “Anfield” pret Chelsean nga ora 17:30.

Manchester City i Pep Guardiolës ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

Në xhiron e 34, Cityzens morën pikët e plota në udhëtim te Crystal Palace, duke triumfuar 3-1.

Një gol u shënuan në pjesën e parë dhe tre të tjerë në atë të dytë.

Raheem Sterling fillimisht shënoi një gol fantastik dhe e kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi në minutën e 13-të. Njeriu favorit për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Premierligë për sezonin 2018/19, shënoi për 2-0 në minutën e 63’.

Në minutën e 81’, Crystal Palace ndezi atmosferën në “Selhurst Park”, duke shënuar për 1-2. Ishte Luka Milivojevic ai që shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë shpresa të tijve për një rezultat pozitiv në këtë takim.

Por, në minutën e 90’, sulmuesi Gabriel Jesus, ua shuajti shpresat vendasve. Ai shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë për të realizuar për 3-1, që doli të jetë rezultatin përfundimtar i takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara