Chelsea siguron fitoren e gjashtë radhazi në Premierë Ligë

15:24 | 9 Nëntor 2019

Me fitoren 2 me 0 ndaj Crystal Palaces pasditen e sotme (e shtunë), Chelsea ka siguruar nga tri pikë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë.

“Blutë” nuk dinë për barazim apo humbje në gjashtë takimet e fundit pas një fillimi mjaftë të përzier të sezonit nën udhëheqjen e trajnerit Frank Lampard, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi i ri në formë Tommy Abraham dërgoi në avantazh skuadrën e tij në Stamford Bridge në takimin e xhiros së 12-të në Premierë Ligë duke shënuar bukur në minutën e 52′ pas asistimit nga Willian.

Christian Pulisic dyfishoi më pas epërsinë në minutën e 79′ duke vazhduar shkëlqimin pas rikthimit në formacionin bazë të klubit.

Chelsea qëndron tani në pozitën e dytë në tabelë me pesë pikë më pak se Liverpooli si lider dhe me një ndeshje më pak, ndërsa Crystal Palace qëndron në pozitën e nëntë me 15 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara