Chelsea gati të bëjë një transferim tjetër nga Dortmundi, Isak objektivi i londinezëve

14:23 | 15 Prill 2019

Alexander Isak është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

Sulmuesi suedez pas hapësirave të pakta te Borussia Dortmund, është huazuar në kampionatin holandez te Willem II.

19-vjeçari iu bashkua Willem II në janar nga Dortmund dhe që nga ajo kohë ka shkëlqyer.

Në 12 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit holandez, Isak ka arritur të shënoj 12 gola dhe të dhurojë katër asistime.

Kjo ka bërë që gjiganti anglez Chelsea të mendojë për transferimin e Isak në Stamford Bridges.

Skuadra londineze dhe ajo gjermane Dortmund kanë raportuar shumë të mira, pasi së fundmi kanë arritur marrëveshje për yllin amerikan Christian Pulisic.

Mediat gjermane kanë raportuar se Chelsea është gati të bëjë një ofertë të lartë për transferimin e Isak.

Gjashtë herë kampionët e Anglisë po mendojnë të ofrojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e suedezit.

Kujtojmë që Isak iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2017 nga AIK për tetë milionë euro dhe ka një kontratë me verdhezinjtë deri në vitin 2022. /telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara