Chelsea 2-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve

15:44 | 9 Nëntor 2019

Chelsea ka vazhduar me formë të lartë duke mposhtur bindshëm rivalin lokal – Crystal Palace.

“Blutë” nën udhëheqjen e Frank Lampard kanë siguruar tri pikë të plota në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 12-të në Premierë Ligë me rezultat 2 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Christian Pulisic, i cili shkëlqeu gjatë ndeshjes duke shfaqur një paraqitje impresive dhe duke shënuar golin e dytë të skuadrës në minutën e 79′, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi – 8.4.

Anësori tjetër Willian është vlerësuar me notë të lartë (8.2) gjithashtu pas një paraqitje të mirë të cilën e shoqëroi edhe me një asistim.

Nota më e dobët është 6.0 dhe me këtë notë është vlerësuar mesfushori serb Luka Milivojevic./arbresh.info/

Chelsea 2-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Lajmet më të lexuara