Challandes mesazh lojtarëve: Ndeshja ndaj Gjibraltarit, më shumë se miqësore

18:25 | 9 Tetor 2019

Bernard Challandes u ka dërguar një mesazh lojtarëve të Kosovës para ndeshjes miqësore të nesërme kundër Gjibraltarit.

Trajneri i Kosovës ka thënë se takimi i ardhshëm në “Fadil Vokrri” duket të vlerësohet si një ndeshje “tepër e rëndësishme” nga skuadra nën udhëheqjen e tij, shkruan portali arbresh.info.

“E përsëris se ndeshja kundër Gjibraltarit është një ndeshje e rëndësishme për përgatitje, jo si miqësore pra të kemi një ndeshje dhe të luajmë kundër Gjibraltarit, jo”, ka thënë Challandes pasditen e sotme (e mërkurë).

“Është ndeshje përgatitore për Malin e Zi dhe kjo do të thotë se unë dua të shoh diçka në këtë ndeshje, dua të shoh si një skuadër shumë serioze, një skuadër që luan një futboll të mirë, që luan me agresivitet, një ndeshje për çdo lojtarë”

“Nëse një lojtar mendon se është vetëm një ndeshje ku mund të ruaj disa minuta, këta lojtarë do të kenë problem me mua për ndeshjen tjetër. Është e qartë, është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo një ndeshje miqësore është një ndeshje përgatitore për Malin e Zi dhe unë dua të shoh gjithçka në këtë ndeshje me lojtarët që kanë shans për të luajtur një pjesë të ndeshjes”

“Unë e respektoj Gjibraltarin gjithashtu”, shtoi trajneri

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet më 10 tetor (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara