Challandes: Gjibraltari një kundërshtar i mirë, nëse ne nuk luajmë si skuadër atëherë jemi budallenj

18:44 | 9 Tetor 2019

Bernard Challandes e ka vlerësuar rivalin e ardhshëm të Kosovës si një “kundërshtarë shumë i mirë”.

Trajneri i Kosovës në një konferencë për shtyp pasditen e sotme (e mërkurë) ka folur për dy ndeshjet e kaluar të Gjibraltarit duke theksuar se ata janë një skuadër e organizuar mirë dhe me trajner të mirë, shkruan portali arbresh.info.

“Unë e kam vënë re se kjo skuadër [Gjibraltari] p.sh kundër Zvicrës në ndeshjen e fundit, nuk ka qenë e lehtë për Zvicrën, ata fituan në fund 4 me 0, por pas 42 minutave ishte vetëm 1 me 0 që shënuan me anë të gjuajtjes së lirë dhe më pas ata kishin pesë minuta jo të mirë për Gjibraltarin para gjysmës së lojës, ashtu si Kosova kundër Anglisë”, ka thënë fillimisht Challandes në lidhje me rivalin e nesër.

“Ndeshja më pas ishte për Zvicrën, por Gjibraltari ishte e organizuar mirë me një trajner të mirë nga uruguaiani, skuadra luftoi, ata nuk janë një skuadër e dobët dhe ne e dimë këtë”

“Kundër Irlandës p.sh ishte vetëm 2 me 0, 1 me 0 autogol dhe 2 me 0 pas 94 minutave dhe Irlanda mund të arrijë kualifikimin dhe kjo do të thotë se nuk ishte një ndeshje e lehtë”

68-vjeçari ka thënë gjithashtu se duhet të luajmë si një grup sepse përndryshe “ne jemi budallenj”, shkruan portali arbresh.info.

“Nëse ne nuk bëjmë punën si një skuadër e mirë, kjo do të thotë se ne jemi budallenj. Është shumë e rëndësishme për mua për të parë se çfarë mund të bëjnë lojtarë, për disa lojtarë që nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme.”

“Mendoj se Gjibraltari është një kundërshtarë shumë i mirë për këtë situatë [para ndeshjes ndaj Malit të Zi] për Kosovën. Por, por nuk e marrë këtë ndeshje me lehtësi vetëm që të luajmë, jo jo”

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet më 10 tetor (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara