Çfarë bëri Cristiano Ronaldo menjëherë pas eliminimit të Juves?

10:31 | 17 Prill 2019

Cristiano Ronaldo dukej i shkatërruar pas fishkëllimës së fundit mbrëmjen e kaluar ku Juventusi është eliminuar nga Ajaxi në Ligë të Kampionëve.

Ajaxi prodhoi një super performancë duke fituar me përmbysje ndaj “Zonjës së Vjetër” mbrëmjen e së martës për t’i dhënë fund ëndrrës së skuadrës në Serie A për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Kapiteni 19-vjeçar Matthijs de Ligt dërgoi në avantazh Ajaxin me golin me kokë në minutën e 67′ të takimit kthyes në kuadër të çerekfinaleve duke i siguruar kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së tij për herë të parë që nga sezoni 1996/97.

Ronaldo, i cili ishte në kërkim të trofeut të gjashtë në Ligë të Kampionëve, dërgoi në avantazh skuadrën e tij të re po goli i tij në minutën e 28′ nuk ishte i mjaftueshëm ndërkohë që rezultati ishte barazuar menjëherë nga Donny van de Beek (34’).

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo është parë në ekranet televizive duke u larguar me shpejtësi nga fusha për të shkuar në tunel.

Ronaldo është parë gjithashtu i zhgënjyer duke qëndruar i shtrirë në fushë.

Derisa lojtarët e Ajaxit po festonin fitoren e tyre të jashtëzakonshme para tifozëve, portugezi me vrap u largua në stadiumi ku përjetoi një mbrëmje për tu harruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara