Cavani ‘tradhton’ Atletico-n, preferon Inter-in

17:39 | 21 Maj 2020

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani thuhet se ka prishur marrëveshjen personale me Atletico Madrid sepse preferon Inter-in.

Uruguaiani do jetë agjent i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me PSG dhe nuk i është dhënë mundësia e rinovimit, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Cavani kishte marrëveshje personale me Diego Simeone-n, mirëpo sipas Sport Mediaset lojtari e ka kontaktuar teknikun argjentinas dhe ia ka bërë me dije se nuk do transferohet në “Wanda Metripolitano”.

Cavani është duke konsideruar mundësitë e tjera dhe preferon t’i bashkohet “Neurazurëve”, të cilët janë në sulm për një qendërsulmues.

Cavani ka kërkuar pagesë 8 milionë euro për sezon, vlerë të cilën e ka redaktuar sepse momentalisht fiton 12 milionë euro te PSG.

Kalimi te Inter, për uruguaianin do jetë rikthim në Seria A sepse më herët ishte pjesë e Palermo-s dhe Napoli-t./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara