Cavani apo Ibrahimovic? Kështu përgjigjet Mario Balotelli

08:33 | 21 Mars 2018

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka vlerësuar lartë ish bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovic.

‘SuperMario’ ka thënë që Ibra është një kategori tjetër nga Edinson Cavani, transmeton arbresh.info.

“Cavani? Është lojtari më i mirë i Ligue 1, ka shënuar shumë në dy vitet e fundit, kam shumë respekt për të, por nuk mund të krahasohet me Ibrahimovic”, deklaroi Balo.

“Zlatan është në një dimension tjetër”, shtoi ai.

Balotelli ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe tashmë është duke u lidhur me një rikthim në Serie A. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara