Carragher dëshiron që De Gea të kaloj tek Real Madrid

12:03 | 5 Mars 2015

Edhe këtë javë De Gea ishte shpëtimtari i Manchester United në ndeshjen e luajtur ndaj Newcastle, dhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit dëshiron që ta shoh De Gean duke luajtur për Real Madridin.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka bërë shaka duke thënë se nuk i pritet që ta shoh De Gean të largohet ngase ky i fundit me performancën e tij është duke ndihmuar që Manchester United të mbetet në top katërsh.

“Sa më parë që De Gea shkon në Real Madrid, aq më mirë,” ka shkruar Carragher në rrjetin social Twitter.

carragher

Edhe bashkë-lojtari i De Geas, Ander Herrera e ka çmuar lartë portierin duke thënë: “Ne e kemi portierin më të mirë në botë.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara