Capello shpjegon pse Messi është më i mirë se Ronaldo

14:30 | 13 Prill 2019

Ish trajneri i Anglisë, Juventusit, Real Madridit dhe Romas, Fabio Capello ka folur për Marca rreth debatit se kush është më i miri mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Duke folur rreth dyshes, Capello ka thënë:

“Është diçka tjetër për të qenë ndryshe dhe një gjë tjetër për të qenë gjeni. Dallimi është madhështor për shkak se gjeniu bënë atë që nuk mund ta imagjinojë askush”

“Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është një gjeni”, shton Capello, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse Ronaldo dhe Messi nuk janë duke luajtur më në të njëjtën ligë pasi sulmuesi portugez finalizoi transferimin prej 100 milionë euro nga Real Madridi në Juventus verën e kaluar, gara mes dyshes vazhdon gjithmonë dhe një finale Juventus – Barcelona në Ligë të Kampionëve është e mundshme.

Tifozët e futbollit mezi presin të ndodhë një gjë e tillë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara