Caktohet data kur do zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë

12:42 | 27 Maj 2020

Sot (e mërkurë) janë caktuar data se kur do të zhvillohen gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë.

Dy ndeshjet duhet zhvilloheshin më herët, mirëpo shkaku i koronavirusit njësoi si çdo ligë evropiane u suspenduan, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, sot është caktuar data e gjysmëfinaleve.

Ndeshja mes FC Saarbrucken dhe Bayer Leverkusen do zhvillohet me 9 qershor (e martë), kurse përballja e zjarrtë Bayern Munich – Eintracht Frankfurt me 10 qershor (e mërkurë).

Dy ndeshjet do nisin në ora 20:45, kurse për datën e ndeshjeve kthyese nuk është caktuar ende./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara