Busquets kërkon nga bashkëlojtarët të vazhdojnë garën për titullin e La Liga-s

16:06 | 1 Korrik 2020

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets dëshiron që bashkëlojtarët të vazhdojnë garën për titull, pavarësisht barazimit me Atletico Madrid-in.

Barcelona dje barazoi me Atletico-n në “Camp Nou” duke i dhuruar avantazh të mirë rivalit të Real Madrid-it, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, spanjolli ka kërkuar nga bashkëlojtarët të provojnë të fitojnë ndeshjet sepse ende asgjë s’ka mbaruar.

“Do jetë vështirë të luftojmë për titull. Kemi dhuruar shumë avantazh”.

“Është vështirë që Madrid-i të humbasë pikë, sepse duken në formë të mirë”.

“Do vazhdojmë deri në fund, por duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet, sepse matematikisht ende nuk e është pamundur që të fitojmë”, deklaroi ai.

Skuadra e Barcelonës është një pikë mbrapa Real-it, derisa këto pikë mund të thellohen në katër, nëse “Los Blancos” mposhtin nesër Getafe-n./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara