Buffon nuk po planifikon pensionimin – 41 vite mbi supe

09:31 | 10 Tetor 2019

Gianluigi Buffon duket se nuk e ka ndërmend që të var këpucet e futbollit.

Buffon ka bërë të ditur se do të pranojë të jetë zgjedhja e dytë, por vetëm tek skuadra e Juventus, dhe askund tjetër.

41 vjeçari nuk vazhdoi kontratën e tij me PSG, për tu rikthyer në Serie A, tek skuadra ku bëri pjesën më të mirë të karrierës, Juventus. Ai nuk është afër pensionimit, edhe pse numëron 41 vite mbi supe.

“Vura re se mund të pranoja të jem zgjedhja e dytë, vetëm tek skuadra e Juventus. Prita dhe kisha të drejtë. Jam i lumtur që jam kthyer me shokët e skuadrës, me njerëzit që kam përjetuar shumë” ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

Por, i pyetur nëse do të luante një ndeshje të fundit me kombëtaren e Italisë, Buffon ka thënë se ajo do të vije vetëm kur planifikohet pensionimi.

“Nëse Mancini dhe federata kanë një plan të tillë, do ta pranoja, por në momentin kur do të planifikoja t’i jap fund karrierës” shtoi portieri, duke bërë të ditur se nuk po e mendon një gjë të tillë.

Buffon ka zënë pozitën e titullarit në disa ndeshje të këtij sezoni, duke fituar balotazhin me Wojciech Szczęsny.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara