Bora shtyn për javën tjetër ndeshjet e Superligës së futbollit

13:31 | 6 Mars 2015

Nuk do të ketë ndeshje futbolli këtë fundjavë në Kosovë, pasi që Komisari i Garave i FFK-së ka marrë vendim që ndeshjet e javës së dytë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës dhe fillimi Ligës së Parë të Kosovës, të paraparë të zhvillohen këtë javë, të shtyhen për fundjavën tjetër, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Sipas njoftimit për medie të FFK-së, kjo shtyrje ndodh për shkak të motit aktual, ndërsa për ndeshjet e Kupës së Kosovës theksohet se ato do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara