“Bombë” nga Brazili: Jose Mourinho kandidat për pozitën e trajnerit?

18:42 | 8 Qershor 2019

Zhvillime të jashtëzakonshme kanë ndodhur në Brazil për shkak se raporte të ndryshme pretendojnë se Jose Mourinho është kandidat për të zëvendësuar Titen.

Siç duket, liderët e Federatës së Futbollit në Brazil e shohin të domosdoshme që Tite të siguroj trofeun e Kupës së Amerikës ndërkohë që vazhdojnë të përgatiten për zëvendësimin e tij në rast se diçka e tillë nuk ndodhë, transmeton portali arbresh.info.

Mourinho është një zgjedhje e dëshiruar për të qenë pasardhës i tij dhe kontaktet me portugezin tashmë janë bërë.

Mourinho është i pa punë që nga shkarkimi te Manchester United dhe nuk ka ende ndonjë indikacion se ka gjetur ndonjë detyrë te re.

Puna me klube është prioritet e tij, por në rast se nuk ka oferta – të qenurit selektor i Brazilit do të ishte një sfidë mjaftë sfiduese për të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara